Skuadra e Granadës në ligën e dytë spanjolle po synon rikthimin në La Liga dhe këtë mision po e udhëheq Myrto Uzuni.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi mbrëmë golin e 16-të sezonal në sfidën ndaj Tenerifes. Granada fitoi 2-0 duke u ngjitur në vendin e dytë me 47 pikë, dy më pak se Las Palmasi kryesues që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Kjo ishte ndeshja e katërt radhazi që Uzuni arrin të shënojë, ndërkohë që ka munguar në dy përballjet ndaj Levantes dhe Ibizës për shkak dëmtimi.