Profesori dhe njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Daniel Server kritikoi Gabriel Eskobarin për deklaratat e tij para Kongresit amerikan.

Server u shpreh se emisari amerikan për Ballkanin, gjatë raportimit të tij në Kongres nuk u tregua realist duke relativizuar çështje në të cilat përgjegjësia bie ndaj Serbisë.

Sipas tij, Eskobar hezitoi të jepte shpjegime konkrete për veprimet e Serbisë e cila në disa raste ka thyer marrëveshjen për mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtarë.

“Eskobar vuri në dukje marrëveshjen e supozuar të Kosovës dhe Serbisë për të njohur dokumentet dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, por ai neglizhoi të theksojë se ky është një problem kryesisht në Serbi. Ai përsëriti urdhrin se Serbia nuk do të lobojë më kundër integrimit ndërkombëtar të Kosovës. Presidenti serb Vuçiç është zotuar të mos e përmbushë këtë dispozitë. Beogradi nuk e respektoi atë në Këshillin e Evropës disa ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes.” –  tha ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *