Profesori i Universitetit “Xhons Hopkins”, Daniel Serveri, deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, ndodhet në një pozitë të lëkundur pas protestave të fundit dhe se destabilizimi i vendeve si Kosova dhe Bosnja mund të jetë pjesë e strategjisë së tij për të shmangur presionet e brendshme.
Ai theksoi se Vuçiqi tashmë nuk gëzon më mbështetjen e Perëndimit, pasi është orientuar hapur drejt Moskës dhe Pekinit.
“Vuçiqi nuk mund të fajësojë askënd tjetër për situatën në Serbi, përveç vetes së tij. Ai nuk ka më mbështetjen e Perëndimit si dikur. Me Vuçiqin dhe rusët, ekziston gjithmonë rreziku i përshkallëzimit ose i shpërqendrimit përmes një incidenti tjetër destabilizues në Kosovë,” – u shpreh Serveri.