“The Athletic” raporton se Manchester United dhe Leipzig po finalizojnë detajet e fundit të kalimit të Benjamin Seskos te klubi anglez.
Sulmuesi slloven ka zgjedhur të luajë në “Old Trafford”, ndërsa United do të shpenzojë plot 82 milionë euro për afrimin e tij: 76 milionë për vlerën fikse të kartonit dhe 6 milionë të tjera në formë bonusesh.
22-vjeçari u kërkua edhe nga Newcastle, që ofroi 85 milionë euro, por ai vendosi të luajë për skuadrën e drejtuar nga Ruben Amorim.
Sesko është afrimi i tretë në sulm për United, pas ardhjes së Acuña-s nga Wolverhampton dhe Mbeumo-s nga Brentford.