Mediat spanjolle raportojnë se skuadra e Seviljes po interesohet për të marrë shërbimet e Myrto Uzunit.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare po luan sezonin më të mirë të karrierës së tij, ku deri tani ka shënuar 21 gola me skuadrën e Granadës në ligën e dytë spanjolle.

Granada është në garë për t’u ngjitur në La Liga sezonin e ardhshëm, gjë e cila do e detyronte Seviljen të paguante 25 milinë euro për shërbimet e 27-vjeçarit beratas.

Klauzola e lirimit të Uzunit nga Granada -në rast se ekipi ngjitet në La Liga – ka të fiksuar çmimin e shitjes prej 25 milionë eurosh, shumë të cilën Sevilja heziton ta paguajë. Andaluzianët shpresojnë që Granada të mbetet në ligën e dytë spanjollë në mënyrë që të  hyjnë në negociata me një ofertë të reduktuar për blerjen e Myrto Uzunit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *