23 golat e shënuar me Granadën dhe ngjitja e këtij ekipi në La Liga e kanë shndërruar Myrto Uzunin në objektiv për skuadra me peshë në futbollin iberik.
“Copa” raporton se Sevilja po e konsideron Uzunin si zëvendësuesin e En-Nezirit. Sulmuesi maroken pritet të largohet nga klubi andaluzian, ndërkohë që drejtuesit e shohin sulmuesin shqiptar si afrimin e duhur për të mbushur këtë boshllëk.
Sevilja pritet të ofrojë 15 milionë euro për shërbimet e Myrto Uzunit. Nuk do të jetë mision i lehtë pasi vetë 27-vjeçari kishte premtuar se do të qëndronte te Granada nëse ekipi ngjitej në La Liga.