Humbja në finalen e Europa League ndaj Totenhemit e ka trazuar ndjeshëm mjedisin në radhët e Mançester Junajtid.

Trajneri Ruben Amorim u shkarkua menjëherë pas disfatës me Totenhemin, ndërsa klubi ka marrë edhe vendime të tjera radikale.

“The Sun” raporton se drejtuesit e djajve të kuq kanë vendosur të dëgjojnë oferta për secilin lojtar, duke e cilësuar çdonjërin të shitshëm.

Duket se asnjë lojtar nuk ka arritur të krijojë profilin e të paprekshmit, përfshirë edhe kapitenin Bruno Fernandez.

Mançester Junajtid pritet të kryejë ndryshimet më të mëdha në historinë e klubit brenda organikës, ndërsa sfida e parë mbetet ajo e gjetjes së një trajneri të ri.

Që nga largimi i Ser Alesk Ferguson, Junajtid ka dështuar sistematikisht nën drejtimin e trajnerëve si Mojes, Van Gal, Mourinjo, Solskjaer, Ten Hag apo Amorim.

By Editor