Media e njohur pranë klubit katalanas ofroi një listë me 10 portierë që mund të zëvendësojnë Mark Andre Ter Shtegen që mbylli sezonin para kohe pasi pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Vilarealit.
“El Mundo Deportivo” e vlerëson gardianin e Shqipërisë si një portier që ofron garanci pasi ka një karrierë të gjatë me shumë klube të njohura në Serinë A italiane.
Mes emrave që spikasin në listë është dhe ai i Keilor Navas. Portieri nga Kosta Rika mbrojti për disa sezone portën e Realit të Madridit.