Përballja e së shtunës ndaj Moldavisë vlerësohet si jetike për synimin e marrjes së kualifikimit në Europianin e ardhshëm, ndërsa tekniku Silvinjo po mendon për rreshtimin e skuadrës në fushën e blertë.

Në portë Strakosha është më i avantazhuar sesa Berisha, por gjithsesi nuk përjashtohet që Etriti të jetë nga minuta e parë. Në mbrojtje braziliani është edhe më i qartë teksa me mungesën e Balliut, Hysaj kalon djathtas dhe qendra bëhet nga Ismajli dhe Gjimshiti, ndërsa majtas gati është Mitaj. – raporton Panorama Sport.

Në mesfushë pritet të jenë Ramadani, Bare, Bajrami, por një dilemë është edhe Asllani.

Ndërkohë përpara do ta nisë e njëjta treshe si në Varshavë: Asani, Uzuni dhe Cikalleshi në majë.- vijon raportimi i Panorama Sport që ka ndjekur nga afër stërvitjet e kombëtares në ‘Elbasan Arena” dhe në “Air Albania”.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *