Xherdan Shaqiri i tha gazetës zvicerane “Blick” se Leon Avdullahu kishte marrë vetë vendimin për të luajtur me Kosovën, pa ndikuar askush tjetër, vetëm me vullnetin e tij.
Veterani 33-vjeçar theksoi se Avdullahu vlerësoi se te Kosova do të kishte një rol më protagonist dhe lidership në fushën e blertë.
“Unë nuk kam ndikuar në vendimin e tij. Sigurisht që kemi folur për këtë temë, por ai e ka marrë vendimin vetëm me vullnetin e tij. Ai ka dëgjuar palët dhe në fund vlerësoi perspektivën e tij sportive duke zgjedhur Kosovën,” tha Shaqiri.
Xherdan Shaqiri e mirëpriti njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës për afrimin e Avdullahut, ndërsa sezonin e kaluar të dy ishin pjesë e Bazelit.