Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Xhef Hovenier, ka dënuar sulmet ndaj serbëve në veriun e Kosovës të cilët kishin konvertuar targat e tyre të vjetra në ato RKS siç e përcaktojnë dhe ligjet e Kosovës. Duke i quajtur këto sulme si akte frikacake,
Hovenier ripërsëriti sërish kërkesën e ShBA-ve ndaj qeverisë së Kosovës për shtyrjen me një vit të afatit për regjistrimin e targave të automjeve të serbëve të Kosovës. “Ne ritheksojmë kërkesën tonë për një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit në mënyrë që tabelat RKS të mund të vendosen gjatë 12 muajve duke pohuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim.” – shkroi Hovenier në një postim në Tuiter.