Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë u ka bërë thirrje urgjente shtetasve amerikanë që ndodhen në këtë vend të largohen menjëherë, pas shpërthimeve dhe sulmeve të raportuara në kryeqytetin Karakas.

Në një deklaratë zyrtare, autoritetet amerikane theksojnë se situata e sigurisë është përkeqësuar ndjeshëm, duke e bërë të rrezikshme qëndrimin në vend. Paralajmërimi vjen në vijim të incidenteve të fundit të dhunshme që kanë tronditur kryeqytetin venezuelian.

Ndërkohë, Ambasada amerikane në Bogota, Kolumbi, ka këshilluar gjithashtu qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë drejt Venezuelës, duke nënvizuar rreziqet e larta për sigurinë personale.

“Ambasada e SHBA-së në Venezuelë u rekomandon qytetarëve amerikanë të mos udhëtojnë drejt këtij vendi të Amerikës së Jugut dhe u bën thirrje atyre që ndodhen aktualisht atje të largohen menjëherë”, thuhet në deklaratën zyrtare.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *