Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar si “akt terrori” sulmin me armë ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë. Ai deklaroi se administrata e tij do të ndërmarrë masa të reja për largimin e të huajve “nga çdo vend që nuk i përket këtij vendi”.

Pas të shtënave, Trump theksoi se SHBA duhet të rivlerësojnë çdo person që ka hyrë nga Afganistani gjatë periudhës së administratës Biden. Ndërkohë, Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit deklaruan në një postim në X se “siguria e vendit dhe e popullit amerikan është prioriteti i vetëm”.

Ky vendim erdhi pasi dy ushtarakë të Gardës Kombëtare mbetën të plagosur rëndë nga një person i armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë. I dyshuari, i identifikuar si Rahmanullah Lakanwal, 29 vjeç, është shtetas afgan që hyri në SHBA në shtator 2021 përmes programit “Mirë se vini të gjithë aleatë”.

Dhjetëra mijëra afganë u pranuan në SHBA në vitin 2021 pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani gjatë administratës Biden. Urdhri i ri vjen pas ndalimit të udhëtimit për shtetasit afganë dhe 11 vende të tjera, masë e cila ishte vendosur këtë vit nga administrata Trump.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *