Shtetet e Bashkuara njoftuan akordimin e një tjetër pakete ndihmëse për Ukrainën me vlerë 400 milionë dollarë.
Kjo paketë përfshin municion shtesë, por risia është dërgimi i urave të montuara që shërbejnë për transportimin e tankeve dhe mjeteve të blinduara.
Ky vlerësohet të jetë hapi që i paraprin dërgimit të tankeve në ndihmë të ushtrisë ukrainase.
Një vit pas nisjes së sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, SHBA-të kanë dhënë gjithsej 32 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën.
Drejtuesit e lartë të ushtrisë ukrainase vijojnë të jenë në pritje të tankeve amerikane “Abrams”, atyre gjermane ‘Leopard 2” dhe tankeve britanike “Challenger”.
Ukraina ka kërkuar gjithsej 300 tanke të cilat nevojiten për të përballuar ofensivën ruse, ndërkohë që tanket e para në front pritet të mbërrijnë në fundin e këtij muaji.