“Drejtori Bërns ka udhëtuar në Kiev, ku është takuar me homologë ukrainas të inteligjencës, si dhe me presidentin Zelenski për të rikonfirmuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën në mbrojtje, kundër agresionit rus.” – shkruan e përditshmja Washington Post duke cituar një burim të paidentifikuar.
Shefi i inteligjencës amerikane, Uilliam Bërns besohet se ndodhet në Kiev për të informuar presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski lidhur me planet e Rusisë për një mësymje të re ndaj qyteteve kryesore të Ukrainës.
CIA amerikane në vijimësi ka ofruar informacione për homologët ukrainas mbi manovrat e ushtrisë ruse, gjë e cila ka shërbyer së tepërmi në strategjinë mbrojtëse të Kievit.