Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka akuzuar zëvendës-kryeministren Belinda Balluku dhe mazhorancën për moslejimin e interpelancës së kërkuar që në korrik të 2023.
Shehaj theksoi se, ndërkohë që kërkesa e tij për interpelancë injorohet prej dy vitesh, Balluku vazhdon të firmosë afera qeveritare, duke shkelur Kushtetutën dhe duke cenuar transparencën e përdorimit të fondeve publike.
“A vlen Kushtetuta për ju? Neni 80 thotë qartë që kryeministri dhe ministrat janë të detyruar t’i përgjigjen interpelancave brenda 3 javëve. Dy vite pas kërkesës sime, Balluku vijon të abuzojë me paratë e shqiptarëve, ndërsa kërkesat për pezullim dhe arrestimin e saj injorohen. Jepini fund mbrojtjes së Ballukut. Nuk mund të shkelni Kushtetutën dhe premtimet që i keni bërë shqiptarëve,” tha Shehaj.
Ai shtoi se qëndrimi i mazhorancës tregon një mungesë serioziteti në mbrojtjen e parave publike dhe një tolerancë ndaj abuzimeve nga ana e qeverisë.

