Pronarët e Mançester Junajtid kanë deklaruar se presin oferta për shitjen e aksioneve të klubit dhe menjëherë në skenë u shfaqën sheikët e Katarit që kërkojnë të marrin në pronësi klubin më të titulluar në Angli.

Jassim Bin Hamad Al Thani, presidenti i Bankës Islamike, ka paraqitur një ofertë zyrtare për të blerë aksionet e “djajve të kuq”. Bëhet fjalë për një ofertë 6 miliardë  euro, ose 4 miliardë stërlina, aq sa kanë kërkuar pronarët aktualë të klubit për shitjen.

Mediat në Angli shkruajnë se Al Thani është i gatshëm të paguajë 6 miliardë euro për të marrë në pronësi 100% të aksioneve të Mançester Junajtid.

Lajmi se sheikët e Katarit mund të jenë pronarët e rinj të klubit nuk është pritur mirë nga tifozët e Junajtid të cilët janë kundër.

Tifozët, në anketimet e kryera shprehen se Mançester Junajtid i përket popullit dhe jo sheikëve. Të pyetur se cilën do të preferonin të dilte ampone e Anglisë mes mançester Sitit dhe Arsenalit, në shumicë tifozët e Junajtid ishin në favor të Arsenalit me argumentin se kampione duhet të dalë ”një skuadër e popullit.”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *