Rruga Lurë–Peshkopi ka pësuar shembje në afërsi të fshatit Çidhën, ndonëse punimet në këtë aks nuk kanë përfunduar ende. Rasti është raportuar nga BW dhe ka ngritur shqetësime mbi cilësinë e investimeve rrugore.

Sipas informacioneve, ky nuk është rasti i vetëm ku evidentohen probleme serioze infrastrukturore. Në tunelet e Llogarasë dhe të Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, janë konstatuar plasaritje, të cilat duken edhe në pamjet video të shpërndara në rrjetet sociale.

Po ashtu, rruga Qukës–Qafë Plloçë raportohet se është çarë në disa segmente, duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e saj. Probleme të ngjashme janë evidentuar edhe më herët në rrugën Korçë–Ersekë, si dhe në aksin e Zall Herrit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *