Dramatik është gjendja e rrugëve në juglindje të Shqipërisë, ku disa aksesh po paraqesin problematika serioze pas reshjeve të fundit.
Pamjet nga aksi nacional Skrapar-Përmet tregojnë pasojat e rrëshqitjes së dheut, ku një pjesë e rrugës ka shembur dhe asfalti ka zbritur mbi një metër. Çarja kryesore ndodhet në fshatin Rog Çepan, pranë Përmetit, duke vështirësuar qarkullimin normal.
Përveç kësaj, prej tre orësh është bllokuar hyrja në qytetin e Skraparit, për shkak të shkarjeve të masiveve shkëmbore në fshatin Buzuq. Aktualisht ekipet janë në terren për të pastruar rrugën dhe rikthyer qarkullimin normal në aksin nacional.

