Dezire Due ishte protagonisti i finales mes Paris Sen-Zhermenit dhe Interit, me dy gola të shënuar dhe një asist, duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes.
19-vjeçari i ardhur nga Reni arriti të jetë vendimtar shumë shpejt në organikën e Luis Enrikes, duke e lënë në stol një gjuetar goli si Gonsalo Ramos.
Pas triumfit historik 5-0 ndaj Interit, Due u shpreh se ende është duke e përjetuar këtë arritje dhe i duhet kohë për të kuptuar plotësisht atë që ndodhi në Mynih.
“Ende po përpiqem të kuptoj se kemi fituar Ligën e Kampionëve. Jam shumë krenar për këtë ekip dhe për atë që arritëm së bashku,” – tha Due.