Mançester Siti ruajti kryesimin në Premier Ligë pasi mposhti pastër 3-0 në shtëpi Uest Hemin.

Golat e Ake, Haland dhe Foden ishin pasqyrë e një sfide të dominuar nga skuadra e Pep Guardiolës e cila ka arritur kulmin e formës sportive në fazën më vendimtare të sezonit.

Risia edhe kësaj herë ishte i zakonshmi Erling Haland. Sulmuesi norvegjez realizoi golin e dytë me një parabolë “alla Mesi” duke thyer dhe rekordin historik me 35 gola të shënuar në një kampionat, rekord që mbahej nga dy sulmuesit anglezë, Andri Kol dhe Alen Shirër.

Rekordet e Haland mund të regjistrojnë shifra të reja duke marrë paraqysh numrin e sfidave të mbetura deri në fund të sezonit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *