Nedim Bajrami i dha një pikë të artë Shqipërisë pasi shënoi golin e barazimit 1-1 ndaj Çekisë në Pragë.
Trekuartisti nga Tetova relizoi një kryevepër me një goditje nga distanca duke mbajtur gjallë shpresat e formacionit të Silvinjos për kualifikim në Europianin e Gjermanisë.
Pas sfidës, Bajrami tha për TV Klan se ky ishte goli më i bukur nga disa të shënuar në karrierë. Ai kërkoi nga shokët që të ruajnë përqendrimin për sfidën e së dielës ndaj Polonisë te cilën e sheh si shumë të vështirë.”
“Kam shënuar shumë gola në karrierë, por ky ishte më i bukuri. E pashë që mu krijua hapësira për të goditur dhe e godita topin mirë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të përgatitemi për të dielën pasi na pret një ndeshje e vështirë” – u shpreh ai.