Myrto Uzuni gjeti golin e parë në La Liga për këtë sezon në përballjen e fundjavës ndaj Majorkës së Vedat Muriqit.

Uzuni shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që Granada mori tre pikët e para pasi fitoi sfidën në shifrat 3-2. 

Prestigjozja “Marca” e ka vlerësuar paraqitjen e beratasit duke e listuar në formacionin më të mirë të javës në La Liga. 

Uzuni formon repartin e sulmit bashkë më Ferran Torresin e Barcelonës – sipas përzgjedhjes së “Marca-s”.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *