Sparta e Pragës mundi 3-0 në shtëpi Salzburgun në një përballje ku protagonist ishte dhe Qazim Laçi.
Mesfushori i kombëtares shqiptare shënoi golin e tretë për kampionët e Çekisë në minutën e ’58.
“Sofa Score” e vlerësoi lart paraqitjen e tij duke i dhënë notën 7.7.
Elozhe për Laçin pati dhe ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana. Sipas tij, mënyra e shënimit të golit nga Laçi do të ketë ndikim në karrierën e tij pasi u pa se ai ka qetësi të rrallë dhe cilësi në këmbët e tij.