Sasuolo dhuroi një tjetër befasi të madhe duke mundur në transfertë Interin kryesues në shifrat 1-2, ndërkohë që Nedim Bajrami ishte protagonist me një gol të shënuar dhe një performancë të lavdërueshme.
Mesfushori i kombëtares shqiptare shënoi golin e barazimit 1-1 dhe “Sofa Score” e vlerësoi paraqitjen e tij me notën 7.2.
Mediat italiane nuk i kursyen elozhet për Bajramin që sipas tyre bashkë me Berardin janë liderët e Sasuolos.
Në fundjavën e kaluar Sasuolo mundi në shtëpi Juventusin 4-2, ndërsa fitorja në transfertë me Interin e konfirmon atë si një kockë të fortë në futbollin Italian.