Policia njoftoi se ka arrestuar shtetasin me iniciale M.A. drejtues i Departamentit të Marketingut në Fakultetin e Ekonomisë me akuzën se ka goditur vartësen e tij pas një debati mes tyre.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij” – njofton policia.