Klubi katalanas njoftoi zgjatjen e kontratës me portierin polak deri në vitin 2027.

Vioçek Shezni u bashkua me Barcelonën në mesin e sezonit të kaluar, pasi ishte tërhequr nga futbolli pas dëmtimit të Mark Andre ter Shtegen.

35-vjeçari pati paraqitje të jashtëzakonshme në fushë dhe kjo e bindi drejtuesit katalanas për vijimin e bashkëpunimit edhe për dy sezone.

Barcelona mori edhe portierin Joan Garsia nga Espanjoli, i cili pritet të rivalizojë me Sheznin për një vend titullari, ndërsa Ter Shtegen ka pak gjasa të qëndrojë.

By Editor