Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu për herë të parë e pranoi se ushtria izraelite mund të ishte treguar më e kujdesshme në minimizimin e viktimave civile gjatë luftimeve në Gaza.
Ai tha gjatë një interviste për Sky News se përgjegjësia kryesore bie mbi Hamasin si nxitës i këtij konflikti të përgjakshëm.
“Çdo humbje jete mes civilëve është një tragjedi. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i larguar civilët nga rreziku, ndërsa Hamasi po bën gjithçka për t’i mbajtur ata në rrugën e keqe. Pra, ne dërgojmë fletëpalosje, i thërrasim në celular dhe u themi: Largohu. Dhe shumë janë larguar. Gjëja tjetër që mund të them është se ne do të përpiqemi ta përfundojmë misionin tonë me numër minimal viktimash civile. Kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë. Viktima minimale civile. Por për fat të keq, nuk po jemi aq të suksesshëm” – tha ai.