Situata në Durrës vijon të jetë problematike si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit.
Probleme janë raportuar edhe në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, ku janë përmbytur tetë qeli në katin e parë. Për menaxhimin e situatës, autoritetet kanë ndërhyrë duke dërguar pompa për largimin e ujit të grumbulluar.
Në këtë institucion ndodhen rreth 300 të paraburgosur. Në katin e parë, i cili u prek nga përmbytjet, ndodhen edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, si dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

