Stadiumi “Zimbru Kishinjau” në kryeqytetin e Moldavisë do të jetë i mbushur mbrëmjen e 17 nëntorit në përballjen ndaj Shqipërisë së Silvinjos.
Arena me kapacitet 10.000 e 500 vende ka shitur të gjitha biletat e kësaj sfide, ndërkohë që tifozët shqiptarë kanë në dispozicion 750 bileta si ekip mysafir.
Moldavët janë në pozita të mira në grupin E dhe ëndërrojnë për një kualifikim historik në Euro 2024, ndërkohë që kombetares shqiptare i mjafton një pikë për të siguruar matematikisht kualifikimin.
Në përballjen e parë mes dy skuadrave Shqipëria e mundi Moldavonë 2-0 në shtëpi me golat e Jasir Asanit dhe Nedim Bajramit.