Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri–Angli, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Shitja e biletave u zhvillua përmes një procesi aplikimi për rezervim, i cili u hap më 15 tetor. Gjatë kësaj periudhe, tifozët kishin mundësinë të aplikonin për biletat, të cilat më pas u shpërndanë përmes një përzgjedhjeje elektronike dhe të rastësishme.

Federata e Futbollit falënderon të gjithë tifozët shqiptarë që kanë zgjedhur të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” më 16 nëntor, për të mbështetur ekipin kombëtar, duke i ftuar njëkohësisht të krijojnë një atmosferë sa më të ngrohtë dhe pozitive.

Ndërkohë, Federata u bën thirrje edhe tifozëve që nuk kanë mundur të sigurojnë bileta për këtë ndeshje të rëndësishme, të vazhdojnë ta përkrahin me pasion dhe krenari përfaqësuesen kuqezi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *