Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani u paraqit sot në ambientet e SPAK-ut ku qëndroi për një orë.

Raportohet se Cani u mor në pyetje nga prokurori Elvin Gokaj lidhur me çështjen e privatizimit të një ndërtese.

Vetë ish-ministri, me të dalë nga zyrat e SPAK-ut nuk preferoi të jepte detaje mbi paraqitjen e tij në institucionin e akuzës duke u shprehur se nuk mund të ndikonte në vijimësinë e hetimit me deklarimet e tij publike.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *