I biri i sh-kryeministrit, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK ku u pyet rreth çështjes së Gërdecit si person në dijeni për ngjarjen.

Pas daljes nga zyrat e Prokurorisë së Posaçme, Shkëlzen Berisha tha se ishte pyetur rreth komunikimeve të tij më ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Berisha theksoi se me Fatmir Mediun ka patur komunikime të natyrës familjare dhe jo institucionale.

“Ka pasur komunikim të natyrës familjare. Jam pyetur edhe për këto dhe kam bërë të qartë që nuk kam asnjë lidhje sepse të komunikosh me dikë nuk do të thotë të jesh ortak me të. Çështja sipas mendimit tim është politizuar.” – tha Berisha.

Shkëlzen Berisha pohoi se ka kërkuar sqarime rreth kaligrafisë në një dokument të firmosur nga ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi. Ai tha se prokuroria duhet të zbardhë se kujt i përket ajo kaligrafi pasi deri më sot nuk ka autorësi të provuar të saj.

“Prokuroria duhet të hetojë kush e ka bërë atë shënim. Nuk kam asnjë lidhje me këtë çështje. Mendoj që prokuroria duhet të thotë e kujt është kaligrafia nëse nuk është falsifikim sepse në origjinalin e faksit nuk ekziston.”- shtoi Berisha.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *