Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar me tone të forta ndaj Qeverisë së Kosovës, duke e akuzuar për mosveprim dhe vazhdimësi të praktikave të mëparshme në financimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Në një reagin të tij, Gashi e cilëson Akademinë si “institucion që nuk prodhon asnjë mendim” dhe thekson se qeveria aktuale është dashur ta mbyllte menjëherë pas marrjes së pushtetit.

Sipas Gashit, Akademia nuk e justifikon ekzistencën dhe vazhdon të marrë rreth 1.5 milionë euro në vit nga buxheti shtetëror, një praktikë që ai e quan “krim të dyfishtë”.

Ai argumenton se:

“Së pari, qeveria aktuale, njëjtë si qeveritë e mëhershme, po vazhdon të shpërdorojë 1.5 milionë euro çdo vit për këtë institucion që sipas tij është i panevojshëm.

Së dyti, këto mjete po merren nga tatimpaguesit e një vendi që mbetet ndër më të varfrit në Evropë.”

Gashi shton se ky “krim” bëhet edhe më i rëndë nga fakti se kryeministri, përveç financimit, i ka përgëzuar anëtarët e Akademisë për përvjetorin.

Në reagimin e tij, Gashi e quan Akademinë “zibidi institucion”, ndërsa akuzon qeverinë se për pesë vjet ka vazhduar po të njëjtin model financimi të kritikueshëm.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *