Aktiviteti politik i “Lëvizja Bashkë” po e shqetëson jo pak kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Aksioni i fundit i “Lëvizja Bashkë” ka detyruar kryetarin e bashkisë të mobilizojë punonjësit e tij për të fshirë sa më shpejt të jetë e mundur parullat kundër tij.
”Lëvizja Bashkë” ka ndërmarrë shpeshherë aksione politike, me qëllimi moslënien në harresë korrupsionin në bashkinë e Tiranës, sipas tyre ideuar dhe dirigjuar nga kryetari i saj.
Muret e shumë ndërtesave në kryeqytet u stilizuan nga aktivistët e “Lëvizja Bashkë” më parullën: “Erion Veliaj, shko te shokët”.