Policia e Shkodrës ka zbardhur vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka, ngjarje e ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re. Si rezultat i hetimeve intensive, është finalizuar operacioni policor i koduar “Pesha e krimit”, duke çuar në arrestimin e dy personave të dyshuar si autorë të krimit.

Sipas njoftimit zyrtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shkodrës, kanë identifikuar dhe vënë në pranga shtetasit Klaudio Lisaj, 20 vjeç, banues në fshatin Mgull, dhe Vasel Koçeku, 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Hetimet e zhvilluara kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, duke çuar në ndalimin e dy të dyshuarve, të cilët akuzohen për vrasjen e të riut Pavlin Preka.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa policia vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *