Një 18-vjeçar nga Durrësi ka ndërruar jetë në qytetin e Korçës pasi u hodh nga kati i 9-të i një pallati.
I riu ndodhej në Korçë për pushime, ndërsa raportohet se gjatë një feste kishte konsumuar alkool.
Policia dhe e grupi hetimor kanë nisur punën për të zbardhur rrethanat e vdekjes së të riut, nësë ai është vetëhedhur nga ballkoni apo është shtyrë nga dikush tjetër.
Njoftimi i policise:
Më datë 25.12.2023, rreth orës 03:50, në lagjen nr. 17, Korçë, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi G. M., 18 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas nën efektin e pijeve alkoolike, mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati, në të cilin 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qera ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë (të fundit) të tij.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qera dhe vijon intervistimi tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.