Familja e Martin Canit dhe grupimi qytetar “Prindër për Arsim Cilësor” kanë vendosur stolin përkujtimor kushtuar djalit të ndjerë pranë banesës së familjes, pasi shkolla “Fan Noli” refuzoi kërkesën për ta vendosur atë në oborrin e institucionit arsimor.

Stoli u vendos në një ceremoni të thjeshtë, por të ngarkuar me simbolikë dhe emocion. Përfaqësues të grupimit deklaruan se data 28 Nëntor u zgjodh qëllimisht, si një mesazh se atdhedashuria nis me kujdesin dhe përgjegjësinë ndaj njëri-tjetrit, veçanërisht ndaj fëmijëve.

Sipas tyre, ngjarja tragjike e humbjes së Martinit duhet të shërbejë si kujtesë dhe thirrje për rritjen e sigurisë në shkolla. Ata theksuan se angazhimi i tyre për të ngritur zërin dhe për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet do të vazhdojë edhe më tej.

Ndërkohë, familja dhe grupimi qytetar janë ende në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Bashkia e Tiranës dhe Zyra Vendore e Arsimit (ZVA) për kërkesën e tyre që stoli përkujtimor të vendoset në oborrin e shkollës “Fan Noli”.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *