4 shqiptarë u konfirmuan nga autoritete gjermanë si të vdekur pasi një skelë ndërtimi u rrëzua në HafenCity të Hamburgut në Gjermani.
Skela u rrëzua nga kati i 8, ndërsa në të ishin vendosur 80 blloqe betoni mes katit të 2-ë dhe të 5-ë. Aksidenti ndodhi të hënën, ndërsa trupi i njërit prej shqiptarëve u gjet mbrëmjen e së martës nën rrënoja. Po ashtu një tjetër shqiptar raportohet i plagosur rëndë dhe në gjendje kritike për jetën.
Dyshimet e para rreth shkakut të aksidentit janë se skela nuk ishte vendosur në mënyrën e duhur dhe se pesha e madhe e blloqeve të betonit ka shkaktuar dhe rrëzimin e saj.
Fillimisht autoritetet njoftuan se viktimat mund të ishin bullgarë, por në një njoftim të dytë u njoftua se ata ishin shqiptarë.