Luis Meçja arriti të mbijetojë pas sherrit ku humbi jetën shoku i tij, Martin Cani, ngjarje e ndodhur në datën 18 dhjetor para shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.
Meçja ka sqaruar se ishin dy perosnat që e kanë goditur me thikë duke i shkaktuar plagë në stomak, mushkëri dhe shpinë.
“Përshëndetje, unë jam Luis Mecja, jam 14 vjeç, kam nevojë për ndihmën tuaj që të shërohem. Javën e kaluar më goditën 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri. Unë kam një javë në spital, por prindërit e mi janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun, fizioterapistin. Ju mund ta shihni historinë time në Facebook, Instagram, lajme, çfarë më bënë dy personat me thika, një masakër. Ju lutemi na ndihmoni”, shkruhet në faqen GoFundMe
Për vrasjen e Martin Canit i vetmi i arrestuar është shtetasi Mario Përlleshaj..