Kancelari gjerman ,Olaf Sholz i tha homologut të tij grek, Kiriakos Micotaqis se vendi i këtij të fundit nuk mund të pengojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Në konferencën për media me homologun grek, Sholz theksoi se është kundër biilateralizimit të BE-së dhe se afrimi i shteteve të Balkanit Perëndimor duhet të jetë prioritet për unionin.

 Me 11 nëntor Greqia nuk pranoi të firmosë një dokument të përbashkët drejtuar Këshillit Evropian për çeljen e kapitujve të parë të anëtarësimit të Shqipërisë.

Ky veprim vjen si reagim i shtetit helen ndaj vendit tonë lidhur me rastin e Fredi Belerit të cilin Greqia e konsideron si të burgosur politik, ndërsa drejtësia shqiptare e akuzon për blerje votash në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *