Busti i financuar nga “Fondacioni Hasan Prishtina” u vendos në kryeqendrën e Malësisë së Gjakovës (Tropojës) pak metra larg shtatores së Bajram Currit.

Mehmet Prishtina, pasues i trungut të Hasan Prishtinës, njëherësh drejtues i “Fondacionit Hasan Prishtina” tha në fjalën e tij se u realizua një synim i hershëm për të sjellë Hasan Prishtinën në Malësinë e Gjakovës, krahinë e cila i dha strehë dhe përkrahje ideologut dhe veprimtarit të kauzës së bashkimit kombëtar.

Në këtë ceremoni morën pjesë dhe përfaqësues të familjeve të Isa Boletinit, Idriz Seferit, Shaban Polluzhës dhe Fehmi Lladrovcit.

Krahas Malësisë së Gjakovës, kryeministri i tetë i Shqipërisë ështe i pranishëm me shtatore edhe në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Vlorë, Dibër, Kukës etj.

By Editor