Kryeministri i vendit, Edi Rama, publikoi një video-mesazh ku sqaroi momentin e shpërthimit gjatë komunikimit me ndjekësit në Instagram.
Rama shpjegoi se reagimi erdhi pasi ndjekësit postuan foto të tij me sëpatë në dorë gjatë drejtimit të Bashkisë së Tiranës. Ai shtoi se nuk ndjen aspak keqardhje që ai moment mbeti i regjistruar dhe u shpërnda në rrjet.
“Më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram ai moment, sepse është momenti që ndan kush është këtu me shpirt, kush është këtu me zemër, kush është këtu i gjithi njësoj si ata trajnerët tek vija e bardhë që nxisin skuadrën, që luftojnë për skuadrën, që i bien kokës me grushte kur skuadra nuk bën golin. Nga ana tjetër, mu kujtua oguri i mirë i asaj sëpatës. Kështu ma nxorën dhe sëpatën për t’ju thënë shqiptarëve: ‘Shikoni se ky është i rrezikshëm, mos votoni këtë.’
![img44251png | Kumti](https://kumti.net/wp-content/uploads/2025/01/img_4425-1.png)
Por shqiptarët jua dhanë përgjigjen.
Rrofshi që e nxorët këtë, se këtu kush nuk nxehet me telefonin? Por këtu nuk është punë telefoni, këtu është punë pasioni për Shqipërinë, për drejtësinë, për demokracinë dhe për Europën këtu në Shqipëri,” – tha Rama.