#image_title

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, shkroi në Facebook se kërcënimi i fundit me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës nuk është rast i izoluar dhe nuk duhet të trajtohet si i tillë nga institucionet e vendit.

Sipas saj, kërcënimi – tashmë i identifikuar si i ardhur nga Serbia – është pjesë e një strategjie të Beogradit për të krijuar kriza të vazhdueshme në Kosovë, me synim destabilizimin e saj.

“Kërcënimi i fundit me bombë në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk duhet të shihet si një rast i izoluar. Ky kërcënim vjen në një kohë të acaruar e të tensionuar gjithandej. Institucionet tona janë në shënjestër jo vetëm nga individë apo mbetje të strukturave ilegale brenda vendit që nuk e duan stabilitetin institucional, por edhe nga një strategji më e gjerë e Serbisë për ta mbajtur Kosovën në krizë të vazhdueshme,” – shkroi ajo.

By Editor