Davide Masa do të jetë gjyqtari për ndeshjen Shqipëri-Serbi, e cila luhet më 7 qershor.
Gjyqtari i njohur në Serinë A ka një karrierë disavjeçare edhe në arbitrimin në garat evropiane.
Masa e ka gjykuar vetëm një herë kombëtaren tonë, në vitin 2015, në një miqësore me Gjeorgjinë, të luajtur në Tiranë dhe të mbyllur 2-2.
Sfida me Serbinë është e treta kualifikuese për të besuarit e Silvinjos, ndërsa skuadra e Stojkoviç debuton në Tiranë ndaj kuqezinjve, në një përballje që vlerësohet si tejet përcaktuese për synimin e vendit të dytë në grup.