Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën në një listë prej 75 vendeve për të cilat procesimi i vizave amerikane do të pezullohet për një periudhë të pacaktuar. Kjo masë vjen si pjesë e politikave më të ashpra të emigracionit të ndjekura nga administrata e presidentit Donald Trump që nga marrja e detyrës në janar të vitit të kaluar.
Ndër vendet më të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor, i vetmi që shmang këtë kufizim është Serbia, e cila konsiderohet si aleatja kryesore e Moskës në rajon. Ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare e vlerësojnë këtë si një zhvillim paradoksal, duke pasur parasysh raportet historikisht më të afërta pro-amerikane të Shqipërisë dhe Kosovës.
Vendimi i SHBA-ve ka efekt të drejtpërdrejtë mbi qytetarët e këtyre vendeve që synojnë të udhëtojnë ose të kërkojnë vizë amerikane, duke pezulluar përkohësisht të gjitha aplikimet për vizat e emigrantëve dhe jo-emigrantëve.

