Sonte luhet miqësorja e parë nga katër të parashikuara para Euro 2024. Kombëtarja përballet me Kilin në Parma të Italisë në një sfidë që për Silvinjon vlen shumë. Tekniku brazilian pritet të qartësojë idetë e tij 3 muaj para evropianit duke provuar lojtarë të rinj. 

Në portë do të jetë Strakosha, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Hysaj, Mihaj, Gjimshiti dhe Mitaj. 

Nuk ndryshon qendra e mesfushës me Asllanin, Ramadanin dhe Bajramin, ndërsa nga krahët do të jenë Asani dhe Seferi. Balotazh në majën e sulmit mes Cikalleshit dhe Brojës.

Silvinjo pritet t’u japë minuta dhe Arbër Hoxhës dhe Rei Manajt, i pari grumbullohet për herë të parë, ndërsa Manaj rikthehet pas një mungese të gjatë. Minuta pritet të ketë dhe për Ernest Muçin, pasi Silvinjo ka një sulm të mbipopulluar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *