Që prej nisjes së luftës me Rusinë, Ukraina nuk ka qenë në gjendje t’i zhvillojë ndeshjet e saj si pritëse në territorin ukrainas. Për këtë arsye, kombëtarja ukrainase i ka zhvendosur takimet “në shtëpi” në Poloni, e cila ka hapur stadiumet për tifozët dhe federatën fqinje.

Nëse Ukraina nuk arrin të sigurojë një vend tjetër për të organizuar sfidat e saj, mund të krijohet një situatë tejet e pazakontë: ajo rrezikon të jetë pritëse ndaj Suedisë në Poloni dhe, në rast kualifikimi në finale, të luajë sërish si pritëse, këtë herë pikërisht kundër Polonisë, në të njëjtin stadium. Një skenar i rrallë dhe thuajse absurd për standardet e kompeticioneve ndërkombëtare.

Në këtë panoramë, ekziston mundësia që edhe Shqipëria të detyrohet t’i zhvillojë të dyja ndeshjet e muajit mars në Poloni: fillimisht përballë kombëtares polake dhe më pas kundër Ukrainës. Natyrisht, shpresa e kuqezinjve është që përballja e dytë të jetë finalja që i jep mundësinë për t’u kualifikuar në Botëror, e jo miqësorja pa vlerë që FIFA u imponon ekipeve të eliminuara në gjysmëfinale.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *