Vjeshta është një kohë e mirë për të vizituar Europën. Shumica dërrmuese e njerëzve që zbresin në rajon gjatë verës janë larguar, moti po freskohet dhe çmimet e pikut të sezonit turistik, veçanërisht për dhomat e hoteleve dhe apartamentet po bien gjithashtu.

Shumë njerëz mendojnë të shkojnë në Azi ose Amerikën e Jugut në kërkim të destinacioneve më buxhet të ulët për aventurat e tyre.

Por të udhëtosh në Europë nuk duhet të nënkuptojë gjithmonë çmime të shtrenjta.

Këto janë 5 nga vendet më të lira në Europë për t’u vizituar këtë vjeshtë:

Shqipëria

Vizitorët në Shqipëri tërhiqen nga plazhet e saj të paprekura.

Ashtu si fqinjët e saj më të famshëm të Greqisë dhe Italisë, plazhet në Shqipëri janë të bukura dhe në të gjeni opsione plazhesh me rërë apo edhe me guralecë (ranorë). Por me një fraksion të çmimit.

Larg vijës bregdetare, kryeqyteti i gjallë dhe krijues i Shqipërisë është një vend i mrekullueshëm për të eksploruar trashëgiminë unike kulturore të vendit dhe është po aq i përballueshëm.

Çmimi mesatar i një dhome hoteli në Shqipëri është 49 dollarë. Ju mund të paguani mesatarisht 81 dollarë për një natë për një dhomë me 5 yje.

Po ashtu në Shqipëri mund të paguani 2 dollarë për një litër birrë familjare, pak më pak se 1,50 dollarë për një kapuçino ose makjato dhe rreth 7 dollarë për një vakt në një restorant të lirë.

Nuk është çudi që të gjitha destinacionet në këtë listë janë në Europën Lindore. I njëjti buxhet që mund të shpenzoni për një javë në Europën Perëndimore mund të zgjasë deri në një muaj në Europën Lindore.

Polonia

Polonia është shtëpia e natyrës jashtëzakonisht të bukur, veçanërisht maleve dhe pyjeve të saj. Polonia krenohet me pyllin më të vjetër të Europës dhe gjeografia e saj unike e bën vendin vërtet të veçantë.

Varshava është njëkohësisht kryeqyteti dhe qyteti më i madh në Poloni. Ai krenohet me një qytet të vjetër mjaft të bukur dhe është i mbushur plot me atraksione kulturore.

Polonia është një tjetër vend i Europës Lindore që është i përballueshëm për turistët. Një kafe në një kafene do të kushtojë midis 2-4 dollarë dhe dreka në një restorant do t’ju kushtojë 4 deri 8 dollarë.

Çmimi mesatar i një dhome hoteli të nivelit të mesëm në Poloni është 54 dollarë për natë.

Ju mund të siguroni një dhomë hoteli në vend për vetëm 20 dollarë për natë, ndërsa hotelet më të shtrenjtë me 5 yje do të kushtojnë rreth 400 dollarë për natë.

Letonia

Letonia është një nga destinacionet më pak të njohura të pushimeve të Europës Lindore. Shumica e turistëve shkojnë në kryeqytetin e saj Riga, megjithëse i gjithë vendi ka shumë për të ofruar.

Nga pyjet deri te plazhet Letonia është e përballueshme dhe mikpritëse për udhëtarët.

Nëse jeni duke kërkuar për pushime me buxhet të përballueshëm, atëherë një shishe me ujë do të kushtojë rreth 70 cent dhe një birrë do të kushtojë rreth 2.50 dollarë nëse e blini në një bar. Sa i përket ushqimit, mund të shpenzoni deri në 23 dollarë për darkë për dy persona.

Kostoja mesatare për një natë në një dhomë hoteli të nivelit të mesëm në Letoni është 64 dollarë për natë. Nëse keni një buxhet të vogël, atëherë hotelet me 2 dhe 3 yje më çmim më të lirë fillojnë nga 30 dollarë për natë.

Hungaria

Hungaria konsiderohet si një nga vendet më madhështore në Europë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për kryeqytetin e saj, Budapestin, i cili krenohet me ndërtesa të bukura e arkitekturë gotike.

Çmimi mesatar i hotelit në Hungari është 64 dollarë për natë. Për një dhomë hoteli të standardit luksoz mund të prisni të shpenzoni mesatarisht 104 dollarë për natë.

Ju mund të shijoni një vakt të mirë për rreth 10 dollarë, ndërsa për një filxhan kafe mund të paguani rreth 1.50 dollarë.

Rumania

Rumania është një vend që është tepër i larmishëm gjeografikisht. Vizitorët mund të vizitojnë malet me borë, plazhet e Detit të Zi dhe deltën më të mbrojtur të Europës në një destinacion.

Rumania gjithashtu krenohet me vende mahnitëse të trashëgimisë, dhe rumunët janë shumë mikpritës dhe miqësorë me turistët dhe udhëtarët.

Çmimi mesatar për një dhomë hoteli në Rumani është 50 dollarë dhe nëse keni një buxhet të vogël, atëherë çmimi mesatar i dhomës së hotelit është 35 dollarë.

Akomodimi luksoz në Rumani është një fraksion i çmimit të vendeve të tjera të Europës Perëndimore. E njëjta gjë vlen edhe për të ngrënë jashtë me një drekë të cilësisë së mirë që kushton vetëm 12 dollarë./ Travel off Path

Burimi: Monitor.al

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *