Dëmitimi i mbrojtësit Bremer e ka detyruar Juventusin të kërkojë një zëvendësues për brazilianin në qendër të mbrojtjes.
“Tuttosport” shkruan se përfaqësuesit e Juventusit do të jenë sonte në Pragë për të ndjekur Ardian Ismajlin në përballjen mes Çekisë dhe Shqipërisë.
Kjo është hera e dytë që “Zonja e Vjetër” dërgon përfaqësues për të ndjekur Ismajlin pasi kjo ndodhi dhe në sfidën Lacio-Empoli.

Ardian Ismajli po kalon një formë të shkëlqyer me Empolin duke qenë një nga mbrojtësit më të vlerësuar për paraqitjet e tij në këto javë të Serisë A.
Mediat italiane shkruajnë se Juventusi po e vlerëson mundësinë e afrimit të 27-vjeçarit i cili ka patur paraqitje të mira dhe me kombëtaren e Shqipërisë.